Vetura futet në barnatore në Suharekë, lëndohet një pasagjere

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Një grua është lënduar pasi ishte pasagjere në një veturë e cila sot është futur në një barnatore në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Ai tha se shoferi i veturës në fjalë e kishte humbur kontrollin dhe si pasojë e ka goditur barnatoren.

Bytyqi ka shtuar se pos pasagjeres së lënduar ka edhe dëme materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme