Zbulimi i laboratorit të drogës në Suharekë, arrestohet edhe një i dyshuar

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua në muajin shkurt, në Shirokë të Suharekës.

Sinjali mëson se i dyshuari që u arrestua është shtetas i Turqisë. I njëjti është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren kishte njoftuar se hetimet për operacionin anti-drogë në Shirokë të Suharekës, kanë nisur më 4 shkurt. Ky operacion rezultoi me gjashtë persona të arrestuar dhe konfiskimin e drogës në vlerë prej 1 milion e gjysmë.

Të ngjashme