Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në vlerë 10 mijë euro në tri barnatore në Prishtinë

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot njëstiet e Doganës së Kosovës kanë organziuar kontrolla në tri barnatore në qytetin e Prishtinës. Me këtë rast sipas doganës është hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje të Barnave) të kontrabanduar / pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10,000.00 Euro.

Malli sipas doganës është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtse.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet nga Dogana e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme