Deputeti Dardan Sejdiu ka thënë se ndërprerja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për të shtatën herë me radhë vjen nga njerëz me sjellje tyxharësh.
Ai ka deklaruar se qeveria që mund të krijohet, duke u nisur nga vet zhvillimet që cuan në krijimin e koalicionit, do të jetë e dobët dhe e varur nga Serbia, njofton Klan Kosova.
“Kjo më ngjau në kërkesën e dy orëve për drekë nga Enver Hoxhaj. Ky është pazarllëk, sjellje e tyxharëve, që mundohen të mos e lejojnë ndryshimin të ndodhë në Kosovë”.
“Një qeveri që varet nga votat e Listës Serbe, është e tillë që secilin ligj duhet ta çojë në Beograd dhe e kushtëzuar që të flasë me të për të gjitha temat”.