Tërhiqet Dardan Sejdiu, ja kush përflitet tani për nënkryetare të Prishtinës

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Ka disa ditë që emri i tij është përmendur si kandidat i mundshëm për nënkryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së. Por, Dardan Sejdiu, pas shumë presioneve publike dhe politike, më në fund ka reaguar dhe ka pranuar se nuk do të jetë nënkryetar i Prishtinës.

Pas tërheqjes së Dardan Sejdiut, Demokracia.com ka mësuar se një prej njerëzve më të afërt të tij, Donjeta Sahatçiu, po përflitet që ta zëvendësojë atë si e dyta e Prishtinës nga radhët e PDK-së.

As Sahatçiu nuk është zyrtarisht pjesë e PDK-së, por ajo është një e re me perspektivë, e cila ka qenë në të kaluarën një prej njerëzve kryesore të fushatës së Shpend Ahmetit dhe një kohë edhe pjesë e kabinetit të tij.

Po ashtu, Demokracia ka mësuar se edhe ish-drejtorët e Shpend Ahmetit, që janë riemëruar drejtorë sërish nga kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, pa e pyetur fare LDK-në, janë gjithashtu njerëz të afërt të ish-nënkryetarit të Prishtinës, Dardan Sejdiut. 

Të ngjashme