Nga ora 19:30, Kosova në basket sonte do të ketë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme.
Dardanët përballen në Bern, ku presin përkrahjen nga bashkatdhetarët për ndeshjen ndaj Zvicrës, që është lidere e Grupit A të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
Zvicra ka dy fitore, ndërsa Kosova një fitore e një humbje. Vendasit në renditjen e FIBA-s janë në vendin e 61-të, kurse të 32-tin në Evropë. Kosova është në vendin e 74-të në botë dhe të 35-tin në Evropë.
Në vitin 2023, këto dy kombëtare u përballën dy herë, ku Kosova triumfoi dy herë.
Në Prizren fitoi 76:49, derisa në Fribourg 72:76.
Pas Zvicrës, Kosova do të ndeshet me Irlandën më 24 nëntor në Dublin.
Ndërkohë, Kosova ndeshjet e fundit i zhvillon në shkurt të vitit të ardhshëm si vendas ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.