“Dardania, Kështjella, Guri”, Remi pyetet për kodet e UÇK-së në Speciale

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot  dëshminë në Gjykatën Speciale.

Ai është marr në pyetje nga prokuroja lidhur me kodet që janë vendosur nga shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe nga kodet numra që janë vendosur nga Brigadat.

Prokurorja: A është e saktë kjo, fillimisht njësiti BIA ka qenë pjesë e Brigadës 153 dhe më vonë është bërë njësit në vete, është ndarë, është e saktë kjo?

Mustafa: Znj.prokurore, Njësia BIA dhe Brigada 153 është një shoqëri. Por njësia BIA ka qenë e themeluar para Brigadës. Unë mendoj që kjo Njësi ka ndihmuar në themelimin e Brigadës 153. Është histori interesante por është shoqëri i njëjtë mbi bazën që është ndërtuar kjo Njësi.

Prokurorja: Pra ju nuk ju kujtohet që Njësia BIA është ndarë ndonjëherë nga Brigada 153?

Mustafa: Kanë vepruar ndaras por nuk e di momentin që kur janë ndarë, por e di që Njësia BIA ka qenë e veçantë e që ka mundur t’i raportojë Zonës Operative të Llapit siç është mua dhe shtabit tim.

Prokurorja: Ju pyeta se kush tjetër ishte në Likoc kur Kadri Kastrati u caktua në Zonën e Llapit nga Shtabi i Përgjithshëm. Ju na thatë që nuk ju kujtohet. Dëshirojë që të ju tregojë një prej deklaratave të mëparshme që keni dhënë. Ju keni thënë, e njihja Hashim Thaçi sepse isha takuar me të njëherë më përpara, kur zëvendësi im Kadri Kastrati u kyç në luftë. Ne jemi parë në Drenicë?

Mustafa: nuk dëgjohet

Prokurorja: A ju kujtohet se kush tjetër ishte në atë rast.

Mustafa: Likovci ka qenë qendër e UÇK-së dhe aty ka pasur shumë bashkëluftëtar. Ka mundur me qenë edhe dikush tjetër,. Por e rëndësishme ka qenë që unë objektiv e kam pas Kadri Kastratin dhe marrjen në zonën time?

Prokurorja: E përmendët dje që dikush që njihen me emrin Ilir, është përmendur në komunikimet me kodin 106. A mund të na tregoni se çfarë domethënie ka ky kod?

Mustafa: Me të cilat kemi komunikuar me radiolidhje. Unë p.sh kam qenë numri 100.

Prokurorja: Këto kode të komunikimit a ishin të miratuara nga Shtabi i Përgjithshëm?

Mustafa: Jo. Këto ishin të punuara nga stafi im dhe të miratuara nga unë.

Prokuroja: Çfarë kodesh ka miratuar Shtabi i Përgjithshëm?

Mustafa:  Por unë e di që emërimet si Dardania, Buna, Kështjella këto kanë qenë të miratuara nga Shtabi i Përgjithshëm e kodet i kemi vendosur ve, ndoshta edhe mund të gabohem tash. Si do që të jetë është numri i njësive që i kemi vendosur si kemi folur në radiolidhje. Kemi komunikuar vetëm ne mes veti e jo t ë tjerët.

Prokurorja: A mund të na shpjegoni se për çfarë ishte i caktuar ky kod (Dardania)?

Mustafa: Anëtarët e komandës së Zonën me emrin Dardania dhe njësitet që ishin pranë shtabit.

Prokurorja: A i njihni të gjithë këta emrat që janë të listuara poshtë emrit “dardania”?

Mustafa: Po

Prokurorja: Ju përmendët që ju ishte caktuar numri 100.  A mund të na shpjegoni se kur përdorej ky kod, në çfarë rastesh?

Mustafa: Ka mund të komunikojë me mua përmes radiolidhjes është drejtuar me “Dardania” 100. Nuk është përmend emri Remi. Kështu vlen edhe për numrat tjerë më poshtë.

Prokurorja: Shohim emrin ilir, 106. Dje na thatë që emrin personi e ka Sabit, ju kujtohet.

Mustafa: Po

Prokuroja: A ju kujtohet mbiemrit?

Mustafa: Më kujtohet ndërkohë

Prokuroja: Po Shpendi tek 109 kush ishte?

Mustafa: Muharrem Ismajli

Prokurorja: Për çfarë ishte përgjegjës ky?

Mustafa: Ky ishte caktuare për me u kujdes për njerëzit e komandës.

Prokurorja: Numri 110 nuk është këtu në listë. A të kujtohet se kujt i përkiste ky kod?

Mustafa: Jo.

Prokurorja: Në rregull i kthemi më pas kësaj. Shohim më poshtë në listë kemi fjalën “Kështjella”. Kujt i referohet ky Kod?

Mustafa: “Kështejella” është Brigada 152

Prokuroja: Profa është emri i parë poshtë “Kështjellës”. Ky është komandanti i Brigadës kështu?

Mustrafa: Po

Prokurorja: A i njeh këta emra që janë të renditur pas profes?

Mustafa: Po

Prokurorja: Do të shkojmë tek Ulpiana. Për çfarë është përdorur ky kod?

Mustafa: Për Brigadën 151.

Prokurorja: Emrat e parë janë Luta dhe Batusha që ishin komandantët apo?

Mustafa: Po

Prokurorja: Nëse do shohim numrin 55 e shohim emrin Syleviq. A ju kujtohet se kush ishte ky person?

Mustafa: Më kujtohet një Syleviq, që ka qenë i ndaluar nga ne, por nuk besoj që ka pasur kod. Mund të jetë një emër tjetër.

Prokurorja: Kodi “Guri” kujt i përket?

Mustafa: Janë kode të Mbrojtjes Civile, secili fshat ka pasur kodin e tij.

Prokurorja: Dhe Blini kujt i drejtohet?

Mustafa: Më kujtohet që Blini ka qenë pjesëtarë i UÇK-së i vrarë gjatë luftës. Po Blini këto mund të jetë edhe ndonjë fshat.

Prokurorja: A e dini se kujt i referohet Lisi?

Mustafa: Njerëz, ushtarë, eprorë të UÇK-së, nën komandën e Zonës,. Me sa po e shoh këto janë të fshatrave ku mbulonte Brigada 153, fshatrat e Prishtinës

Prokurorja: Po policia ushtarake a kishte kod?

Mustafa: Po

Prokurorja: A ju kujtohet se çfarë kodi kishte.

Mustafa: Jo nuk më kujtohet. Ka mund të jetë ai 111 që e përmend më herët. Vetëm po them ka mundur. Nuk e di sigurt

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dje dëshminë para Gjykatës Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky është gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të ngjashme