Moderatorja e emisionit “da’Sara” ka bërë një krahasim ditën e sotme që ka tërhequr jo pak vëmendjen.
Në një kolazh të vendosur Luana Vjollcën përkrah Manjola Nallbanit, Dasara shkruan “Gjeni ndryshimin”.
Nuk e dimë cili ka qenë mendimi i gazetares kur ka vendosur dy emrat e njohur përballë, për të treguar që ndoshta Luana tregon pak më e madhe në moshë apo se Manjola Nallbani është në formë aq të mirë sa konkurron me një vajzë si Luana.