Dashamir Bërxulli kritikon raportin “Borgjezia e Akademisë”

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Stafi akademik i Kosovës po del se ka pagat më të larta në rajon, sipas hulumtimit të përgatitur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë.

Raportin me emrin ”Borgjezia e Akademisë”, u prezantua të martën në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.

Por, për këtë raport ka disa kritika Prorektori në Universitetin e Prishtinës, Dashamir Bërxulli.

“Duhet të them që kam vështirësi ta kuptoj cilësinë e këtij raporti. Këto janë të dhëna publike si dhe janë të deklaruara në Agjencinë anti-korrupsion dhe raporti nuk është se prezanton diçka të re”.

“Gjithashtu kam disa probleme me logjikën e raportit sepse aty nga deklarimet e profesorëve dhe të menaxhmenteve të UP-së deduktohet paga mujore që kanë ata, që në fakt nuk është pagë por janë aktivitete që lidhen me shumë aspekte. Natyrisht janë të ardhura që kanë marrë por nuk janë pagë në kuptimin vetëm si pagë për punën e tyre – mund të jenë çështje të vjetërsisë se punës p.sh. Aty thuhet që marrin shtesa kaq euro në muaj dhe në fakt ajo nuk rezulton ashtu sepse në atë shumë ka edhe elemente tjera”.

“Nga ana tjetër kam edhe një problem me raportin ngaqë në asnjë vend nuk thuhet që këto të ardhura janë të paligjshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme