ORCA akuzon për plagjiaturë ministrat e Arsimit nga Kosova e Shqipëria

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 10:36 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka mbajtur një aksionin “Kundër plagjiaturës të përbashkuar”, për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi.

Rron Gjinovci ka thënë se ky aksion në të njëjtën kohë po zhvillohet edhe në Shqipëri. Ai ka shtuar se dy ministrat Lika e Kushi janë autor të veprave me plagjiaturë.

“Në krye të arsimit shqiptarë qëndrojnë Ramë Likaj dhe Elvis Kushi të cilët janë akuzuar për plagjiaturë nga shoqëria civile për plagjiaturë të cilët asnjëherë nuk e kanë sqaruar çështjen e integritetit të tyre akademik”.

Ai thotë se niveli i arsimit në dy vendet është i ulët e këtë e tregon edhe testi PISA, raporton EO.

Sipas tij, sa i përket arsimit të lartë në prodhimin e teksteve shkencore Kosova e Shqipëria janë edhe më keq se Mali i Zi.

“Bashkimi në mbledhje e kostume të shtrenjta nuk bashkime që i duhet kombit shqiptarë, por bashkim kundër korrupsionit kundër hajnisë, gënjeshtrave publike dhe kundër plagjiaturës për një komb të lirë, të barabartë e të emancipuar siç kanë dashur e projektuar ideatorët e tij”.

Në këtë aksion ata kanë bërë edhe zbulimin e “himnit” simbolik kundër plagjiaturës.

Të ngjashme