Angelina Jolie nisi procedurat për tu shkurorëzuar nga aktori i Hollywoodit, Brad Pitt dhe ajo ende nuk e ka marr veten nga kjo.
Një person i afërt me 41-vjeçaren shprehet se e gjithë dashuria që Jolie ka ndjerë për babain e 6 fëmijëve të saj ka marr një kthesë shumë të frikshme.
Të paktën kështu e cilësojnë miqtë e Angelinës që po përpiqen ta bëjnë të arsyetojë dhe mos ketë kaq negativitet brenda vetes.
Për herë të parë që pas shkurorëzimit Angelina është shfaqur në premierën e parë të një filmi, po flasim për “First They Killed My Father”.
Atyre që e njohin shumë mirë aktoren u ka bërë shumë përshtypje qëndrimi i Jolie, që duhet thënë se ishte shumë larg atij të dikurshmit.
Angelina ishte shumë e mërzitur dhe në sytë e saj dallohej qartë gjithë ndjenja negative që kishte pushtuar zemrën e aktores.
Burimi i lartpërmendur u shpreh “Ajo është shumë e mërzitur. Është një çmenduri. E gjithë ajo dashuri e pabesueshme dhe pasion që kanë patur ka ndryshuar 180 gradë dhe është kthyer në nervozizëm dhe urrejtje.
Miqtë e Angelinës po i kërkojnë asaj me urgjencë që të vijë në vete por ajo thjesht nuk mundet. Gjithë ky negativitet po e ha atë të gjallë. Angelina është e vendosur që nga gjithë kjo luftë mes saj dhe Brad ajo të dal e fituara, pavarësisht se çfarë do ti kushtojë asaj.”