Datat e fillimit të sezonit 2021/22 për LaLiga, Premier League, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Kampionati Evropian dhe Kupa e Amerikës kanë përfunduar dhe bota e futbollit ka filluar të shikojë drejt sezonit 2021-22.

Sezoni i ardhshëm premton të jetë emocionues, veçanërisht me tifozët që do të kthehen në stadiume, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Premier League

Premier League fillon më 13 gusht, me Brentford të sapo promovuar do të luajnë me Arsenalin.

Kryendeshja pritet të jetë Manchester City kundër Tottenham.

Fituesit e Ligës së Kampionëve Chelsea e presin në shtëpi Crystal Palace, United do të ndeshet me Leed United, Liverpool me Norwich.

LaLiga Santander

Sezoni i ri i LaLigas fillon më 13 gusht, Valencia me Getafen do jetë ndeshja hapëse.

Kampionët Atletico Madrid do të luajnë kundër Celta Vigo, ndërsa Barcelona do të përballet me Real Sociedad. Real Madrid me Alaves dhe Sevilla pret të porsaardhurit Rayo Vallecano.

Seria A

Seria A ende nuk ka konfirmuar kohën e hapjes së ditës së ndeshjes, por data e parë e kalendarit italian është caktuar për fundjavën e 21 gushtit.

Kampionët Interi e fillojnë kundër Genovas, Milani kundër Sampdorias, Juventus do të luajë me Udinesen, ndërsa Atalanta kundër Torinos.

Bundesliga

Kampionët Bayern Mynih nis sezonin gjerman më 13 Gusht kundër Borussia Monchengladbach, ndërsa  Borussia Dortmund pret Eintracht Frankfurt

Ligue 1

Futbolli francez kthehet më herët se çdo tjetër të ligave më të larta të Evropës, me Rennes dhe Lens që do të jetë ndeshja hapëse më 8 Gusht.

Paris Saint-Germain do të luajë me Troyes, Marseille kundër Montpellier, Nice përballet me Reims, Lille me Metz dhe Lyon takohet me Brest.

Të ngjashme