‘Daullet e Rezistencës’ premierë ndërkombëtare në Sarajevo Film Festival

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 15:45 | Nga

Në mesin e 21 filmave që janë në konkurrencë zyrtare të Sarajevo Film Festival është edhe dokumentari ‘Daullet e Rezistencës’ me skenar nga Mathieu Jouffre dhe Besa Luci dhe regji nga Mathieu Jouffre, i cili do ta ketë premierën ndërkombëtare në muajin gusht.

Filmi rrëfen për atë se si një shoqëri dhe realitet paralel ishin ndërtuar në Kosovë gjatë viteve 1990. Ai shfaqë mënyrën si segregacioni dhe aparteidi u bënë normë e asaj kohe. Filmi eksploron historitë e mësimdhënies nëpër shkolla, bodrume, banesa private, dyqane dhe shumë hapësira të tjera të kthyera në objekte shkollore. Është tregim mbi angazhimin shoqëror e civil si dhe aktivizmin në Kosovë që fuqizoi dhe mundësoi që jeta publike e shqiptarëve të marrë formë.

Ky film përcjellet me muzikën origjinale të shkruar dhe performuar nga Liburn Jupolli.

‘Daullet e Rezistencës’ është realizuar me mbështetjen financiare të Qendrës Kinematografike të Kosovës, QKK, Culture For all – Phase III, Fondacionit Hearterfact, dhe Komunës së Prishtinës.

 

Të ngjashme