Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dashur ta përçojë një mesazh në Tiranë rreth raporteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai ka shkëputur një video nga një intervistë e tij në “Rubikon”.
Ai pyet Ramën nëse e di se kush është Vuçiqi, teksa tregon se ai ka qenë ministër i Millosheviqit kur është përgjakur Kosova. Haradinaj i kujton Ramës se i ka ende në trup plumbat e luftës së Kosovës, dhe oborrin e shtëpisë e ka plot me varre.
“Unë për këtë e kam shqetësmin pse duhet të vrapojmë pas ideve të Vuçiçit?Edi Rama duhet ta dijë kush është Vuçiçi? Ndoshta z. Rama nuk e din se kush është Vuçiçi, se Vuçiçi ka qenë ministër i Millosheviçit në kohën kur është përgjakur Kosova.
Duhet me ja kujtu se kush është se kush është! Sa herë që ta harrojë duhet t’ja kujtojmë se kush është! Ore zotëri a e di për kë je duke folur! Jemi duke folur se të njëtit zyrtarë që i kanë ka shërbyer devotshmëri Millosheviçit dhe janë sot në krye të shtetit.
Nuk mund të sillemi ne sikur kurrgjë nuk ka nodhur këtu, si këta primitivë të shekullit të kaluar! Cilit shekulli të kaluar?
Cilit shekull të kaluar unë jam aktor fizik i asaj periudhe? Unë i kam plumbat në trup, unë e kam oborrin plot me vorrë! 12700 njerëz i kemi dhënë dhe rreth 70% e Kosovës është shkatërruar është bërë rrafsh me tokën”, është shprehur Daut Haradinaj në një intervistë për mediat në Kosovë.