Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj sot është takur me disa banorë të lagjes Emshir.
Haradinaj tha se kanë biseduar lidhur me problemet e kësaj lagje e me theks të veçantë kolektorin dhe shumë probleme të tjera.
“I sigurova se që në ditët e para të qeverisjes, zgjidhja e këtij problemi do të jetë top prioritet”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se dëshmia më e mirë se pse duhet të ndërrohet kjo lloj qeverisje është pikërisht kolektori në Emshir, punë e cila mund të kryhej shumë vite më parë.