Daut Haradinaj kujton bashkëluftëtarët në Hagë në Ditën e Çlirimit, shpërndan një këngë emocionuese

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përgëzuar Arbnore Zogjanin për interpretimin e saj të këngës ‘Në Ditën e Flamurit’.

Zogjani këtë interpretim u’a ka kushtuar ish-udhëheqësve të UҪK-së të cilët po mbahen në Hagë.

“Veç më kushtoi zemra të këndoj për ta. Dita e Ҫlirimit sivjet është e mangët pa liderët e luftës dhe paqes në Kosovë”, kishte thënë Zogjani.

Haradinaj ka shpërndarë videon ku shihet interpretimi i Zogjanit ku përkrah saj kishte shkruar se përgëzon për performancën fantastike të cilën Arbnora ka bërë.

Kujtojmë se Arbnora Zogjani është vajza e dëshmorit Hysen Zogjani dhe se kjo nuk është hera e parë që ajo i këndon Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.

https://fb.watch/64qyz7Xre1/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme