Daut Haradinaj: Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Pjesëmarrës në marshin masovik në mbështetje të ish-bashkëluftëtarëve sot edhe ishte dhe Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj, përmes profilit të tij në Facebook teksa ka publikuar fotografi nga ky marsh, ka shkruar se liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë.

Marshi i thirrur sot nga “Liria ka Emër” e që u quajt “Marshi për Drejtësi” mblodhi njerëz të shumtë nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë. Si çdoherë, u bënë bashkë i madh e i vogël në mbështetje të krerëve të UÇK-së që gjinden padrejtësisht në Hagë.

Të ngjashme