Kandidati për Asamble të Prishtinës nga AAK-ja, Agon Hana, ka thënë se më në fund u aktualizua tema e lagjes Arbëria, e cila pas 20 vitesh është bërë pjesë e debateve.
Sipas Hanës, programi i Daut Haradinajt për lagjen Arbëria plotëson të gjitha kërkesat e banorëve të kësaj lagje.
“Banorët e lagjes Arbëria kanë kërkesë të madhe për auto-ambulancë, automjet të zjarrfikësve, automjet për pastrimin e borës si dhe ndër të tjera edhe teleferikun. Të gjitha këto kërkesa veçse janë pjesë e planprogramit të z. Daut Haradinaj e të cilat kanë për t’u plotësuar me decentralizimin buxhetor të lagjeve”, tha Hana.
Postimi i plotë i Hanës:
Lagjja Arbëria, temë kyçe e fushatës për Prishtinë, qëllimi u arrit!
Më në fund u aktualizua tema e lagjes Arbëria, tani pas 20 vitesh është bërë pjesë e çdo debati në mes të qytetarëve të Prishtinës.
Banorët e lagjes Arbëria kanë kërkesë të madhe për auto-ambulancë, automjet të zjarrfikësve, automjet për pastrimin e borës si dhe ndër të tjera edhe teleferikun. Të gjitha këto kërkesa veçse janë pjesë e planprogramit të z. Daut Haradinaj e të cilat kanë për t’u plotësuar me decentralizimin buxhetor të lagjeve.
Me këtë postim i lus të gjithë kandidatët për Asamble Komunale, që kërkesat e banorëve, çfarëdo qofshin ato, t’i adresojnë në partitë e tyre. Kështu ruhen interesat e çdo lagjeje. Nuk duhet të lejojmë që Komuna e Prishtinës të mos shfrytëzojë tërësisht buxhetin vjetor dhe ta kthejë atë prapa.
Po ashtu, lus kandidatët për Kryetarë të Komunës të mos prekin pronat publike sipas dëshirës së tyre, pa konsultim me Këshillin e lagjes dhe aprovimin nga Komuna.