Vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se është faji i udhëheqësve të shtetit pse nuk janë marrë me pastrimin e listave të të akuzuarve nga Serbia.
“Askush nuk ka ndërhyrë për të pastruar listën e të akuzuarve nga Serbia, dhe është normale të priten arrestime të tjera”, tha ai.
Deputeti Haradinaj ka shfaqur drjhën se “mund të kemi vendim të papritur nga gjykata franceze”.
Sipas tij, gjykata e cila është në një provincë të vogël në Francë tani e ka rastin në dorë dhe mund të marrë vendime të mëdha që të bien në sy të Francës, por edhe vendeve tjera.
“Duhet të kemi parasysh se diçka tjetër është Parisi zyrtar, ndryshe është gjykata në periferi të Francës pasi e ka një rast unikal dhe mund të thotë se për këtë rast e kam fjalën unë”, tha Haradinaj, në emisionin “Click”.