Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot ka vizituar Muzeun Etnologjik të Kosovës. Përmes profilit të tij në facebook, Haradinaj tha se ky muze është njëra ndër vlerat më të çmuara historike
Haradinaj është shprehur se stërzgjatja e restaurimit të këtij objekti e ka rrezikuar shumë, duke rrezikuar edhe të shëmbet.
“Ky objekt meriton trajtim të veçantë, pasi gërshëtohet historia dhe vlerat tona. I njëjti duhet të kthehet në mundësi për promovim të turizmit”, përfundoi kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj.