Daut Haradinaj për kolonelin e NATO-s që u shpall “Qytetar Nderi i Deçanit”: Largësia dhe koha nuk na largojnë nga miqtë

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj ka falënderuar mikun e Kosovës, John Paul Mulhall – Poli, i cili sot u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Deçanit”, për kontributin e tij gjatë luftës dhe në vitet e rindërtimit të vendit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se largësia dhe koha nuk i largojnë popujt nga miqtë e vërtetë, duke e cilësuar popullin e Kosovës si dëshmi të kësaj miqësie të qëndrueshme.

John Paul Mulhall shërbeu si kolonel në kuadër të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, periudhë në të cilën ishte i përfshirë edhe në koordinimin e vazhdueshëm me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr në Dukagjin nga Ramush Haradinaj.

Duke kujtuar kontributin e Kolonel Mulhall, Haradinaj ka shkruar se liria dhe drejtësia në Dukagjin u fituan falë luftës çlirimtare të UÇK-së dhe ndihmës së miqve të Kosovës.

Të ngjashme