Kandidati i AAK-së për Komunën e Prishtinës, Daut Haradinaj, ka zhvilluar një takim në kompaninë e autobusëve urban, “24 Yjet”, e cila operon në Prishtinë, e që ka mbi 60 të punësuar.
Haradinaj ka thënë se shumë biznese janë përballur me vështirësi financiare, e një numër i madh nuk u trajtuan barabartë nga qeverisja komunale.
“Për shkak të pandemisë Covid – 19 shumë biznese janë përballur me vështirësi financiare. Ndërkaq një numër i madh nuk u trajtuan barabartë nga qeverisja komunale. E tillë është edhe kompania 24 Yjet, me mbi 60 të punësuar. Gjatë takimit që pata me ta iu premtova që problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje urgjente. Gjatë qeverisjes sime do të ketë barazi në trajtim të bizneseve”, ka shkruar Haradinaj.