Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidaten e radhës për Asamble, Valbona Imeri – Mehmeti.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot po i hyn garës për Asamblenë Komunale të Kryeqytetit edhe aktivistja dhe afaristja e suksesshme Valbona Imeri – Mehmeti. Valbona është pjesë e strukturave të Aleancës dhe vazhdon të jap kontributin e saj për zhvillime pozitive, shoqërore e veçanërisht për rolin e grave në shoqëri”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot po i hyn garës për Asamblenë Komunale të Kryeqytetit edhe aktivistja dhe afaristja e suksesshme Valbona Imeri – Mehmeti.
Valbona është pjesë e strukturave të Aleancës dhe vazhdon të jap kontributin e saj për zhvillime pozitive, shoqërore e veçanërisht për rolin e grave në shoqëri.
Angazhimi i saj në shërbim të zhvillimit të Kryeqytetit, e veçmas në sferën e fushëveprimit të saj, janë të një rëndësie të veçantë.
Lista garuese për Prishtinën përditë e më shumë po gjen mbështetje nga personalitete të ndryshme të shoqërisë sonë.
Suksese e nderuar Valbona e na priftë e mbara!