Daut Haradinaj publikon foto nga sheshi: Sot ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton si shqiptar

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kritikuar atë që e cilëson si propagandë të dekurajimit ndaj qytetarëve që shprehin revoltën e tyre për vendimet e Hagës.

Ai ka përmendur edhe hipokrizinë e disa personave që në të kaluarën kanë protestuar për çështje të ndryshme në Shqipëri, ndërsa sot, sipas tij, i gëzohen kafazit të Çlirimtarëve në Hagë.

Haradinaj ka shkruar se kjo qasje synon relativizimin e luftës së UÇK-së dhe krijimin e një narrative që e ka dëmtuar Kosovën ndër vite.

“Sot nuk ka rrugë të mesme: ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë me dinjitet si qytetar e shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të reagimit, ai ka theksuar rëndësinë e lirisë së shprehjes, duke iu drejtuar atyre që, sipas tij, janë në shërbim të kësaj agjende dashakeqe.

“Po lirisë së shprehjes, por JO e madhe për ju që jeni në shërbim të kësaj agjende dashakeqe. Marre për ju!”, ka përfunduar Haradinaj

Të ngjashme