Daut Haradinaj ka shkruar fjalë prekëse në një postim në llogarinë e tij në Facebok me rastin e ceremonisë varrimit të babait të tij, Hilmi Haradinaj.
“Plak, ashtu siç e deshe popullin dhe vendin tënd, me pietet po të përcjellin Ty sot, me nderime shtetërore e kombëtare, për tek djemtë, bashkudhëtarët dhe shokët tu. Rruga e mundimshme dhe me shumë sakrifica, sado të mëdha, kur bëhet për vend, është vlerë të cilën sot po ta çmon me plot respekt populli Yt, Hilmi Haradinaj. Pusho në qetësi plak, se e di se nuk e ke pas lehtë me ne!, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.