Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka zgjedhur të kalojë kohën e tij së bashku me vëllëzërit e tij në natyrën e mrekullueshme të vendeve të Kosovës.
Ai së bashku me vëllaun e madh kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinaj, dhe me vëllezërit e tjerë Frashërin, Vetonin dhe nipin Luanin, kanë vizituar fshatin Shtedim në Podujevë.
Ata kanë zgjedhur të kalojnë pak kohë së bashku, për t’i mbushur bateritë për fushatën zgjedhore që e pret Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme.