Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se sot do të bashkëbisedojë me qytetarë në zyret e shtabit zgjedhor të tij, duke filluar nga ora 18:00.
Haradinaj ka njoftuar se sot do t’i takojë banorët e lagjeve: Bregu i Diellit, Aktash, Hajvali, Veterniku dhe Mati 1.
Njoftimi i plotë i tij:
Krahas fushatës shtëpi me shtëpi, në respektim të masave anti covid dhe në pergjigje të interesimit të madh të qytetarëve, gjatë ditëve në vijim do të bashkëbisedojmë në zyrën e shtabit zgjedhor me qytetarët çdo ditë, nga ora 18:00.
Duke respektuar masat kundër pandemisë, mblidhemi dhe do të flasim për ndryshimin e vërtetë që i duhet Prishtinës.
Bashkë me kandidatët: Erblin Asllani, Xhevahire Vllasaliu – Zhuniqi, Ergyn Dobërçani, Dren Shahini, Roni Aruçaj, Milaim Vitia, Dhurata Salihi, Donjeta Arifi, Alberta Binçe dhe Endrit Gashin sot takojmë banorët e lagjeve: Bregu i Diellit, Aktash, Hajvali, Veterniku dhe Mati 1.
Shihemi në zyret e shtabit zgjedhor, tek Sheshi 21.
#eparaPrishtina
#punamarë