Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve për deputet nga radhët e saj për zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen me 14 shkurt 2021.
Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se, Shqipe Kastrati nga Prizreni, dr. e shkencave politike, i bashkohet AAK-së dhe listës së saj për deputet. E njëjta, siç njofton Haradinaj, deri më tani ishte Kryetare e PSDK-së në Prizren.
“Shpresoj se angazhimi i saj do të jetë shtytje për Prizrenin dhe AAK-në”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Shqipe Kastrati nga Prizreni, dr. e shkencave politike, i bashkohet AAK-së dhe listës së saj për deputet. E njëjta deri më tani ishte Kryetare e PSDK-së në këtë qytet.
Shpresoj se angazhimi i saj do të jetë shtytje për Prizrenin dhe AAK-në.
Na priftë e mbara e nderuar!