Daut Haradinaj tregon nëse Albena Reshitaj është përjashtuar nga AAK-ja

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Zhvillime të njëpasnjëshme pati gjatë ditës së djeshme në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në sallën ku deputetët ishin mbledhur për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, e pranishme ishte edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj.Pavarësisht se lideri i AAK-së, njëherësh deputeti Ramush Haradinaj tha se deputetët e partisë së tij nuk do të jenë të pranishëm në seancën për zgjedhjen e presidentit, një gjë të tillë nuk e bëri edhe Reshitaj.

Në seancën e të shtunës ku u tentua dy herë votimi në raudin e parë befasi ishte prania e Reshitajt, e ngjashëm ndodhi edhe dje.Madje gjatë ditës së djeshme Reshitajt iu kërkua mos-prania në seancë edhe nga bashkëpartiaket. Por pavarësisht kësaj e njëjta shkoi në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe madje votoi në zgjedhjen e presidentit.Pas kësaj në media u raportua se AAK tashmë ka përjashtuar nga partia deputeten Reshitaj.

Ish-deputeti Daut Haradinaj ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se nuk ka informacioni lidhur me këtë përveç nëse e njëjta është vetpërjashtuar.

“S’kam info, vetëm nëse është vetpërjashtu”, tha shkurt ai për Lajmi.net.

Albena Reshitaj ndryshe pati deklaruar se kjo s’ka të bëjë asgjë kundër partisë, por që e njëjta ka dashur që të mos jetë Lista Serbe që të vendos lidhur me fatin e Kosovës dhe kësisoj ka vendosur që të jetë e pranishme në seancën e Parlamentit të Kosovës.

Pavarësisht që Vjosa Osmani arriti të zgjidhet presidente e re në vend me 71 vota pro dhe 11 abstenime, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj zgjodhi që të mos e uroj atë.Madje Haradinaj pati një deklaratë të gjatë në të cilën tregoi qartë se vazhdon të jetë kundër zgjedhjes së Osmanit si presidente.“Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë.

Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtëse e ekonomisë së tregut të lire”, tha ndër të tjerash Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme