Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj po vazhdon me fushatën e tij intensive në kryeqytet. Haradinaj çdo ditë është në takime me qytetarë të shumtë kryeqytetit të cilët masovikisht po e mbështesin parezervë programin e tij ‘e para Prishtina.
Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka publikuar fotografi të takimit me banorë nga lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku shihet një numër i madh i tyre, të mobilizuar në përkrahje të tij.
Haradinaj u shpreh se me ofertën e tij programore dhe listën për Kuvend Komunal po dëshmohet revolucion në mbështetje popullore.
Sipas Haradinajt, Prishtina historikisht i ka prirë ndryshimeve dhe prapë po i prin ndryshimit që të kemi një kryeqytet konkurrues me rajonin.
Vlen të theksohet se kur po i afrohemi ditës së mbajtjes së zgjedhjeve më 17 tetor, gara për Prishtinën kurrë ska qenë më interesante dhe e paparashikuar. Ndërkaq, Haradinaj po i befason të gjithë me terrenin që ka fituar gjatë muajve të të fundit, si rezultat i punës së tij aktive për muaj të tërë. Nga shumë njohës politikë, Haradinaj shihet si pretendent kryesor për të hyrë në balotazh në Prishtinë.