Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ftuar në Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se vendimmarrja në PDK është e vështirë pa liderin e tyre.
Haradinaj tregoi gjithashtu se AAK-ja ka pasur presion të vazhdueshëm që të hyjnë në koalicion me PDK-në.
Ndërsa, për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ai tha se nuk e përjashton asnjë mundësi.
“Ne kemi dallime substanciale me LVV-në, jemi kundërshtar politik dhe jo armiq djhe nujk e përjashtojmë nundësinë e koalicionit parazgjedhor . Vijat e kuqe janë hequr shumë heret, e fjalët fyese, e akuzat janë zakonisht për poena politik e për konsum por nuk ka vija të kuqe me në mes subjektet politike.”
Ai gjithashtu tha se Aleanca është në diskutime për zgjedhjen e presidentit por mungesa e Veselit e ka vështirësuar bisedimet me PDK-në.
“Mungesa e Veselit nuk po e bën të mundur marrëveshjen për presdent. Kemi qenë shumë afër me ta për një zgjidhje. AAK-ja nuk po bën shantazh aspak dhe ne jemi thjesht duke punuar që të arrijmë që ta fitojmë besimin për zgjedhjen e presidentit”, tha ai.