David Beckham thuhet se po fiton 50,000 funte (rreth 57 mijë euro) në ditë nga biznesi i tij fitimprurës i markës së veshjeve dhe aksesorëve.
‘Seven Global LLP’, e cila drejtohet nga kompania e Davidit, ‘DB Ventures Limited’ dhe ‘Seven Global Holding Company Limited’, mbulon shitjet e artikujve të markës së yllit të futbollit.
Sipas The Mirror, ajo arriti shitjen e një shifre marramendëse prej 17.4 milionë funtesh (20 milionë euro) nga parfumet, orët, rrobat dhe këpucët vitin e kaluar.
Këto të ardhura shumë milionëshe nga shitjet e mallrave të njohura, të shitura në shumë dyqane kryesore, sjellin të ardhura rreth 47,671 funte (rreth 54 mijë euro) në ditë.
Një raport nga ‘Seven Global LLP’ thuhet se tha: “David Beckham është një njeri i famshëm ndërkombëtar, emri i të cilit është bërë një markë jetese”.