David de Gea është zgjedhur portieri më i mirë në botë nga futbollistët.
Futbollistët kanë zgjedhur portierin e Manchester United, David de Gea, si portierin më të mirë në botë, në ceremoninë e FIFA për më të mirin që sonte organizohet në Londër, shkruan Marca, përcjell lajmi.net.
Portieri spanjoll ka arritur të marrë votat e futbollistëve, për të fituar këtë çmim.
25 vjeçari ka qenë kyç në sukseset e Manchester United sezonin e kaluar, duke bërë pritje të jashtëzakonshme përgjatë gjithë sezonit.
Në garën për këtë çmim, De Gea ka mposhtur Thibaut Courtousin, Kasper Schmeichel dhe Hugo Lloris./