Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva pranon se ka plane të bëhet trajner pasi të dalë në pension si futbollist.
Silva është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë në vitet e fundit, duke fituar trofe të rëndësishëm me Cityt.
Spanjolli kreativ dëshiron të jetë i suksesesshëm edhe si trajner kur të mbaroj karrierën e së luajturit.
“Me atë që kam kaluar në karrierën time dhe me kalimin e kohës, ju bëheni trajner”, ka thënë fillimisht Silva.
“Ishte diçka për të cilën thashë ‘jo’ në fillim, por është një mundësi sepse po duket gjithnjë e më interesante”.
“Tani kur largohem nga futbolli, unë dua të jem trajner. Sidoqoftë, nuk e di kur sepse dua të luaj edhe disa vjet të tjera”, përfundoi spanjolli.