David Villa e ka arritur shifrën e 400 golave në karrierë.
Sulmuesi spanjoll shënoi nga pika e bardhë në pjesën e parë për New York City kundër Dallasit të dielën për ta arritur këtë shifër monumentale, transmeton Gazeta Express.
Ky gol ishte i 341-ti për Villën në karrierën e tij për klub, teksa ai i ka shënuar edhe 59 tjera për ekipin kombëtar të Spanjës – që është rekord për La Roja.\