Futbollisti spanjoll është një pjesë kryesore e klubit amerikan.
Prej largimit nga La Liga, sulmuesi e ka gjetur vetën në MLS, ku ka pasur shumë sukses me klubin New York FC, edhe pse në moshë të shtyer për këtë profesion, ai ka vendosur të qëndrojë edhe një vit në klub si futbollist.
Këtë 35 vjeçari e bëri të ditur në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku në një foto me drejtorin sportive të New York FC, Patrick Viera-n ai shkroi:
“Shumë i kënaqur të lajmëroj se kam nënshkruar një zgjatje kontrate për edhe një vit me New York City FC. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë“.