Sharice Davids ka fituar zgjedhjet e mesmandatit në distriktin e tretë të Kansasit, duke u bërë kongresistja e parë amerikane me prejardhje indiane, raporton “Cosmopolitan”. Davids ka mposhtur rivalin republikan, Kevin Yoder.
Përveç se është një prej grave të para amerikane me prejardhje indiane në Kongres, Davids është lesbikja e dytë që fiton zgjedhjet për Kongres dhe personi i parë i komunitetit LGBT që zgjidhet nga Kansasi, transmeton “Koha Ditore”.
“Do të zgjedhim më shumë gra në këto zgjedhje, do të zgjedhim më shumë njerëz që janë LGBT, do të zgjedhim më shumë njerëz me ngjyrë. Ky cikël zgjedhjesh mesmandati ëhstë mundësia jonë për të demonstruar se kush jemi si vend”, i deklaronte më parë “New York Timesit”.