Gianni De Biasi ka thënë se është i lumtur që lojtarët nuk kënaqen me vendin e tretë.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi para ndeshjes së nesërme kundër Izraelit ka mbajtur një konferencë për media.
Gjatë konferencës, De Biasi ka thënë se është i lumtur që lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, nuk kënaqen me vendin e tretë.
Nesër nga ora 20:45 Shqipëria ndeshet me Izraelin në stadiumin Elbasan Arena.