Edi Reja tregon arsyen përse nuk u grumbullua Xhaka

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme me Andorrën në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë tekniku i kuqezinjve, Edi Reja, i cili është duke folur për këtë sfidë por jo vetëm.

Ndeshja me Andorrën?

“Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110% të kapacitetit tonë”.

Mungesa e Cikalleshit?

“Siç e dini Cikalleshi na ka dhënë një rendiment në ndeshjet që ka luajtur. Kemi në kontingjentin tonë 5 sulmuesë. Kemi Kamberin, Manajn, Uzunin. Sulmuesit tanë kanë të njëjtin nivel dhe karakteristika të njëjta. Unë do të vendos nesër duke parë gjendjen më të mirë fizike. Kush do që do luajë do të japë maksimumin. Kemi dhe Seferin dhe Balajn, që janë shumë të rëndësishëm. Kemi djem të tjerë që do japin më të mirën”.

Mungesa e Xhakës?

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse i nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet”.

Të ngjashme