Feston ditëlindjen e 30-të, partnerja me dedikim të veçantë për Taulant Xhakën

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka, sot (e diel) feston ditëlindjen e 30-të.

Me këtë rast, urimet e dedikimet kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjete sociale.

Një të tillë ia ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini, e cila zgjodhi fjalët më të bukura për partnerin.

“Urime ditëlindjen burri im, shoku im i jetës, babai i djalit tonë Klevis. Ti je gjithqka për ne. Të deshiroj shëndet, lumturi dhe shumë dashuri jeta jonë. Të duam, K+A”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Arbnora dhe Taulanti i dhanë fund beqarisë gjatë vitit që lamë pas duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 28 janar të 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme