Taulant Xhaka vlerëson lart Kosovën

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Taulant Xhaka thotë se nuk është penduar që ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë në futboll e jo për përfaqësuese të Kosovës. Mirëpo, ai thotë se është kënaqësi të shohësh Kosovën duke luajtur dhe euforinë që po mbizotëron në Kosovë për përfaqësuesen e futbollit.

“Jo, unë nuk jam penduar për zgjedhjen e bërë. Por është kënaqësi të shohësh Kosovën. Momentalisht është në ritëm të mirë, euforia është e madhe dhe skuadra ka shumë talente”, ka thënë Xhaka në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.

Në intervistë, Xhaka 27-vjeçar, tregon për lidhjen e tij me skuadrën zvicerane Basel dhe planet për të përfunduar karrierën te skuadra e madhe e shtetit helvetik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme