Barcelona arriti që të përmbyste rezultatin ndaj Gladbahut, teksa një meritë për këtë ka edhe portieri i kundërshtarëve Jan Somer.Gardiani zviceran i shpëtoi nga duart një goditje qendrore e Suarezit dhe më pas shkoi në këmbët e Pique që e dërgoi në rrjetë.
Gianni De Biasi i ftuar në emisionin e “Rs2” për të komentuar sfidat e Championsit nuk harroji ta komentonte këtë raste duke e lidhur dhe me sfidën e Europianit.
“Nuk jemi mësuar të shohim gjëra të tilla nga portieri i kombëtares së Zvicrës”, komenti i drejtuesit të programit. Dhe përgjigjja e teknikut: “Unë do të kisha dashur ta shihja në Europian në ndeshjen ndaj nesh”.
Në fakt, në atë ndeshje Zomer ishte shpëtimtari i Zvicrës, duke e shpëtuar portën nga disa gola të sigurt që mund ta kishin barazuar rezultatin në 1-1.