Milot Rashica është duke kaluar një sezon fantastik me skuadrën e tij dhe përfaqësuesen e Kosovës.
Në një intervistë për “Panorama”, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare ka treguar pse vendosi të lë Rashicën.
“Një lojtar shumë i mirë me një perspektivë të shkëlqyer. Nuk ka ardhur me ne sepse nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ne gjatë kualifikueseve. U kam dhënë kënaqësinë e Evropianit djemve që na kishin çuar deri aty“, ka thënë tekniku italian.
Pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, Rashica vendosi që të vesh fanellën e vendlindjes së tij.