De Gea afër kontratës së re me United

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

David de Gea pritet të nënshkruajë kontratë të re me Manchester United, ku pritet të përfitojë 400 mijë funte në javë, pohon The Sun.

Portieri spanjoll dukej se e konsideronte largimin nga Old Trafford gjatë periudhës sa trajner ishte Jose Mourinho, por tani duket të jetë gati të nënshkruajë kontratë të re në javët në vazhdim.

Për shumë kohë ai ishte përfolur për një rikthim në Spanjë, respektivisht te Real Madridi, por pas ardhjes së Thibaut Courtois në “Santiago Bernabeu”, de Gea duket të jetë më i vendosur që të mbetet tek Djajtë e Kuq.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme