E ardhmja e David De Geas te Manchester United mbetet e paqartë.
Sipas “Daily Mailit”, portieri spanjoll nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën pa kuptuar synimet që ka klubi në sezonin e ri, transmeton KTV.
Drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar De Geas, kontratë pesë-vjeçare, duke e bërë atë portierin më të paguar në Premierligë.
Por, spanjolli ka hezituar ta vazhdojë kontratën deri më tani.
De Gea është në vitin e fundit të kontratës së tij me Unitedin.