De Gea në zgrip të marrëveshjes së re me United

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Manchester United dhe David De Gea janë afër që ta rifreskojnë marrëdhënien e tyre.

Portieri spanjoll ka vendosur që të ardhmen ta vazhdojë në Old Trafford duke nënshkruar kontratën e re që i sjell të ardhura prej 400 mijë funta në javë, shkruan Sun.

Djajtë  e Kuq kanë shtuar një klauzolë në marrëveshjen e tanishme me De Gea çka do ta mbante atë në klub deri më 2020.

Marrëveshja e re është afër me të cilën 28 vjeçari do të bëhej portieri më i paguar në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme