De Gea nuk nënshkruan pa u qartësuar e ardhmja e Mourinho-s

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Ylli spanjoll, David de Gea, nuk dëshiron që të nënshkruajë kontratë të re me Manchester United pa u qartësuar e ardhmja e trajnerit Jose Mourinho, sipas The Mirror.

Klubi e ka si opsion zgjatjen e kontratës së portierit edhe për një vit, por De Gea ende nuk duket të jetë i përkushtuar plotësisht për të mbetur në Old Trafford.

Spanjolli thuhet se është i lumtur te ky klub por dëshiron që Djajtë e Kuq të jenë në nivel për të garuar për trofe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme