Portieri i skuadrës së Mancheser United, David De Gea, është i lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Juventusit.
I fundit që i përforcoi këto zëra ishte trajner Mourinho që tha se nuk është i sigurtë nëse spanjolli do të rinovojë. Së fundmi ka reaguar edhe portieri De Gea që nuk sjaron nëse do të largohet, por thotë se është i fokusuar te skuadra.
“Ajo që ka rëndësi është ekipi dhe që të gjithë ne të përqendrohemi në atë që duhet, në fitimin e ndeshjeve, e jo në kontrata apo çështje tjera që mund të jetë shpërqendrim.
Jam në këtë klub që tetë sezone. Jam shumë i lumtur këtu. Gjithmonë e ndiej përzemërsinë e tifozëve dhe të gjithë atyre që punojnë në klub”, tha De Gea.