De Gea zgjidhet si portieri më i mirë në botë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 16:40 | Nga

Portieri spanjoll i Manchester Unitedit, David de Gea, është zgjedhur portieri më i mirë nga lojtarët e tjerë, pasi që këta të fundit e votuan spanjollin për 11-en më të mirë të vitit.

Sonte në orën 20:30 mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të FIFA për vitin 2018 në Londër. Në këtë ceremoni, De Gea do të shpërblehet me çmimin për portierin në formacionin më të mirë të vitit, transmeton Gazeta Express.

Puna e tij e mrekullueshme me Manchester Unitedin ka bërë që ai të vlerësohet nga lojtarët e tjerë, përkundër kritikave që ka marrë pas ndeshjeve me Kombëtaren e Spanjës në turneun e Kupës së Botës në Rusi.

Lojtarët vendosin se kush do të jetë në 11-en më të mirë të vitit përmes votave të tyre, rregull kjo që ka qenë që nga viti 2015. Kjo rregull i ka mundësuar De Geas që të zgjidhet si portieri i parë në formacionin më të mirë të vitit, përkundër faktit që nuk ishte pjesë e listës së ngushtë për portierin më të mirë të vitit.

Hugo Llorisi, Thibaut Courtois dhe Kasper Schmeichel janë tre portierët e nominuar për çmimin e FIFA-s për portierin më të mirë, pasi që përveç formës në klube, ata arritën të shfaqin talentin edhe për Kombëtaret e tyre.

Përveç De Geas, Marca raporton se edhe Sergio Ramosi, Raphael Varane, Marcelo, Luka Modrici, Ivan Rakitivi, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë pjesë e këtij formacioni.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme