Pronari i Man Unitedit refuzon t’iu kërkojë falje tifozëve për Superligën

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Një anëtar i familjes amerikane, e cila e ka në pronësi Manchester Unitedin, nuk ka dashur t’iu kërkojë falje tifozëve për qëllimin e tmerrshëm për t’iu bashkuar Superligës Evropiane.

Gazetarja e Sky Sports, Sally Lockwood, u zatet me Avram Glazerin në Florida dhe i dha mundësi atij t’iu drejtohet tifozëve të Unitedit, duke thënë: “kjo është një mundësi për ju, mbase të kërkoni falje?” .

Glazer u pyet nëse tashmë është koha që familja e tij ta shesë klubin, dhe nëse tifozët e Unitedit janë thjesht konsumatorë për të.

Ai u pyet edhe nëse kishte ndonjë gjë për t’iu thënë përkrahësve të klubit të tij.

Por, vazhdimisht heshti dhe u fut në makinë dhe u largua pa thënë gjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme